Top News - PD, gara për Shkodrën/ Anëtarësia do votojë 39 kandidatë

Top News - PD, gara për Shkodrën/ Anëtarësia do votojë 39 kandidatë

Anëtarësia e Partisë Demokratike në qarqe, vijon votimet për konfirmimin ose jo të listave të kandidatëve të përzgjedhur nga Komisioni i Vlerësimit. Pas votimeve të demokratëve në qarqet e Kukësit, Dibrës, Beratit dhe Gjirokastrës, të mërkurën do të votojë anëtarësia e PD në qarkun e Shkodrës në të 4 degët e saj. 39 janë kandidatët e përzgjedhur nga Komsioni i verësimit në PD, ku mes tyre ka një numër të madh kandidatësh potencialë për deputetë, ndividualitete që synojnë të përfaqësojnë selinë blu në zgjedhje. Në degën e shkodrës janë plot 23 kandidatë, ku mes tyre janë përfshirë edhe disa ish deputetë Izmira Ulqinaku, Bardh Spahia, Ramoz Cobaj. Bie në sy në listën e degës së Shkodrës përfshirjaa e ish kryebashkiakut Lorenc Luka dhe kryebashkiakes aktuale Voltana Ademi. Ndërsa në degën e Vaut të Dejës janë 4 kandidatë, 5 në degën e Malsisë së Madhe dhe 7 në degën e Pukës. Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike. br br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 11

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:16

Your Page Title