Vazhdon situata energjetike e renduar ne vend (1 Nentor 2000)

Vazhdon situata energjetike e renduar ne vend (1 Nentor 2000)

Lajme Arkiva 2000br Vazhdon situata e rënduar hidroenergjetike në vend. Reshjet e ditëve të fundit nuk kanë përfshirë ende pellgun ujëmbledhës të lumit Drin. Në Koorporatën Elektroenergjetike nëndrejtori Luigj Pjetri shpjegon se e vetmja mundësi për të siguruar energji elektrike për konsum, vazhdon të mbetet blerja e energjisë nga vendet fqinje. br Sot për sot, Shqipëria blen 3 milion e gjysmë kilovat çdo ditë nga jashtë duke shpenzuar rreth 120 mijë dollarë në ditë. Sipas nëndrejtorit të KESH-it synohet që sasia e importit të shkojë në 5 milion kiloavorë. Me blerjet nga jashtë është bërë e mundur që ndërprerjet e energjisë të shkurtohen. Megjithatë të paktën 7 orë në ditë energjia do të vazhdojë të mungojë në shtëpitë tona.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 00:51

Your Page Title