KKRTV licencon transmetuesit e kanaleve te huaja radiotelevizive - (29 Tetor 2000)

KKRTV licencon transmetuesit e kanaleve te huaja radiotelevizive - (29 Tetor 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Pas licencimit të radiove dhe televizioneve private në Shqipëri, Këshilli Kombëtar i Radio Televizioneve, do të licencojë edhe transmetuesit e kanaleve të huaja radiotelevizive, të cilat kane shpërndarë në valët e tyre në këto vitet e tranzicionit në Shqipëri. Një rregullore e veçantë e Këshillit Kombëtar të RTV, përcakton që bashkitë, ambasadat, ose subjektet e tjera të interesuara për përforcimin e sinjaleve të stacioneve të huaja Radio Televizioneve, të paraqesin lejen nga pronarët e këtyre mediave dhe kërkesën për frekuencën e transmetimit. br br Sipas rregullores së Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve, programi i transmetimit të këtyre stacioneve të huaja, nuk duhet të ndërpritet nga transmetimet e programeve në shqip. Me vendosjen e këtyre rregullave, më në fund edhe qytetarët shqiptarë, do të nisin të paguajnë taksa për programet e huaja televizive që shohin në ekranin e vogël. Ndërkohë me mbledhjen e nesërme të KKRTV, mbyllet licencimi për transmetimet lokale të pothuajse të gjitha Radio Televizioneve, private shqiptare.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:24

Your Page Title