Nis fushata e vaksinimit te fruth-rubeoles ne Shqiperi - (31 Tetor 2000)

Nis fushata e vaksinimit te fruth-rubeoles ne Shqiperi - (31 Tetor 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Nesër nis fushata dy javore e vaksinimit të fruth-rubeolës në të gjithë Shqipërinë. Rreth një milion fëmijë të grupmoshës nga 1-15 vjeç, do të përfshihen në këtë fushatë. Mbështetje e strategjisë së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për të eliminuar këto sëmundje brenda vitit 2007. br br Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, kanë si synim mbrojtjen e kësaj grupmoshe nga dy sëmundje me pasoja serioze për shëndetin. Kjo vaksinë parandalon keqformimet e lindura tek bebet e nënave, që preken nga kjo sëmundje në tre mujorin e parë të shtatzënisë. Kjo vaksinë është aplikimi i parë në Shqipëri. br br Financimin e kësaj fushate e ka bërë UNICEF, Kryqi i Kuq Amerikan dhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, duke trajnuar kështu edhe 114 epidemiologë.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:05

Your Page Title