BSH: Gjysma e pare e vitit tkurri shitjet me 7% |Lajme-News

BSH: Gjysma e pare e vitit tkurri shitjet me 7% |Lajme-News

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme rezultojnë si bizneset më të prekura nga efektet e pandemisë gjatë gjysmës së parë të këtij viti.br Në një vrojtim të realizuar nga Banka e Shqipërisë me 1374 sipërmarrje të shpërndara në të gjithë vendin, rezulton se bizneset e vogla kanë pësuar rënie të shitjeve me 72, ndërmarrjet e mesme kanë patur rënie të të ardhurave me 76, ndërsa të mëdhatë me 64.br ?Ndonëse ecuria e shitjeve paraqet një situatë të rënduar, të tre grupet e ndërmarrjeve vijojnë të kenë pritshmëri pozitive lidhur me ecurinë e tyre?.br 24.6 e bizneseve të vogla rezultojnë me humbje në 6 muajt e parë të vitit. Te segmenti i bizneseve të mesme e të mëdha, rezultojnë rreth 16 me bilanc financiar negativ: shitjet kanë qënë më të ulta se shpenzimet për të mbajtur biznesin.br ?Krahasuar me periudhën e mëparshme, pesha e ndërmarrjeve që kanë raportuar fitim ka shënuar rënie për të tre grupet e ndërmarrjeve?.br 40 e bizneseve raportojnë se kanë një hua për të paguar, ndërsa shpenzimet për këstin mujor arrijnë deri në 20 të të ardhurave që sigurojnë nga shitjet. br Rreth gjysma e sipërmarrjeve janë shprehur se nuk kanë mundësi që të kërkojnë një financim të ri nga bankat, ndërsa situata për rënien e kërkesës për kredi është reflektuar edhe te grupi i konsumatorëve. br 45 e familjeve të vrojtuara nga banka qëndrore janë shprehur se kanë përkeqësim të aftësisë paguese të kredisë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:35