Ora News - Covid prek dhe të vegjlit, 8 të shtruar, Kuli: Prej korrikut janë shtuar rastet në spital

Ora News - Covid prek dhe të vegjlit, 8 të shtruar, Kuli: Prej korrikut janë shtuar rastet në spital

#rtvora #rtvoranewsbr br Në shërbimin infektivë në pediatrinë e QSUT janë të shtruar 8 fëmijë të prekur me Covid. Shefja e këtij shërbimi shpjegon se prej fillimit të korrikut ka pasur një rritje të rasteve që kërkojnë hospitalizim, por fatmirësisht thotë ajo nuk ka pasur nevojë për terapi intensive.br br Koronavirusi nuk kursen askënd, fëmijë apo të rritur qofshin ata.br br Në pediatrin e QSUT ndodhen të shtruar 8 fëmijë të prekur me Covid pasi sipas shefes së epidemiologjisë në pediatri Gjeorgjina Kuli, kanë shfaqur probleme kryesisht me frymëmarrjen.br br ?Simptomat që dominojnë te rastet që paraqesin komplikacione janë simptomat e prekjes së aparatit respirator.?br br Kuli gjithashtu sqaron se coronavirusi vështirëson gjendjen shëndetësore të fëmijës kur ata kanë një sëmundje bashkëshoqëruese kryesisht sëmundje të lindura.br br ?Disa prej tyre kanë pasur sëmundje bashkëshoqëruese dhe sëmundje gjenetike të lindura. Rastet më të mëdha i kemi të moshës 6-7 vjeç.?br br Prej fillimit të korrikut, shprehet doktoreshë Kuli, numri i rasteve për hospitalizim është rritur, por fatmirësisht thotë ajo, nuk ka pasur mundësi për terapi intensive në radhët e fëmijëve.br br ?Raste fëmijësh kemi pasur qysh në fillim të pandemisë, por që janë ndjekur në raste ambulatore. Në fillim të verë kemi pasur edhe raste që kanë kërkuar ndihmë spitalore. Deri më tani nuk kemi pasur raste në terapi intensive.?br br Në spitalin pediatrik janë në dispozicion 12-15 shtretër për fëmijët e prekur me Covid, ndërsa periudha e vjeshtës, fatmirësisht thonë mjekët deri tani nuk ka pasur fluksin që pritej.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:56

Your Page Title