4 viktima dhe 127 raste te reja me Covid | Lajme - News

4 viktima dhe 127 raste te reja me Covid | Lajme - News

4 viktima janë regjistruar si pasojë e prekjes nga koronavirusi në vendin tonë vetëm në 24 orët e fundit. Ndërkohë në dy spitalet Covid po trajtohen me dhjetëra pacientë që janë në gjendje kritike.br br ?Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, një 65-vjeçar nga Vlora dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 59-vjeçar, një 75-vjeçar, një 76-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese. Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 190 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar?.br br 127 rastet e reja me koronavirus janë identifikuar në të gjithë vendin me anë të testimeve në Institutin e Shëndetit Publik.br br ?75 raste në Tiranë, 8 në Korçë, nga 5 raste në Fier, Gramsh, nga 4 raste në Lushnje, Berat, nga 3 raste në Shkodër, Kavajë, Mirditë, nga 2 raste në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Durrës, Devoll, Has, Vlorë, Pukë, Librazhd, Dibër, Roskovec, Patos?.br br Në 24 orët e fundit, 103 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid-19, duke e çuar numrin e të shëruarve në 7732 që nga fillimi i epidemisë.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:28

Your Page Title