Rama: Ketu do te me keni edhe per 5 vjet | Lajme - News

Rama: Ketu do te me keni edhe per 5 vjet | Lajme - News

Programi i rindërtimit ka dhënë dhe do të japë ndikim direkt në rimëkëmbjen ekonomike e në mënyrë të veçantë tek ulja e papunësisë. Kryeministri Rama, Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe Ministrja e Financave, Anila Denaj e thanë këtë duke u mbështetur në të dhëna zyrtare.br br Në konferencën për shtyp me fokus vetëm tek ekonomia, Rama tha se paketat mbështetëse për sipërmarrjet e prekura nga pandemia e kanë penguar ekonominë të shkojë drejt rrënimit. Por shpjegoi se nuk do të ketë paketë të tretë.br br Programin e rimëkëmbjes ekonomike, të premtuar se do të publikohej në Qershor, thotë se ka vendosur ta publikojë javë pas jave. Por paketën e rimëkëmbjes me 5 pika, të propozuar nga opozita, e quan të turpshme.br br Besimplotë për menaxhimin e duhur të pasojave të tërmetit dhe pandemisë, është i sigurt se do të fitojë një mandat tjetër.br br Veç Bashës, shigjetoi edhe presidentin.br br Kryeministri hodhi poshtë si abuzime mediatike lajmet për hapjen e kazinove në zona të caktuara në kryeqytet. Ndërsa përsa i takon amnistisë fiskale dhe legalizimit të kanabisin për përdorim farmaceutik, tha se qeveria po konsultohet me ndërkombëtarët.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 02:33

Your Page Title