Ora News - Jakaj: Një qytetari i duhen 8 ditë për të marrë përgjigjen e tamponit, mos u vetëmjekoni

Ora News - Jakaj: Një qytetari i duhen 8 ditë për të marrë përgjigjen e tamponit, mos u vetëmjekoni

#rtvora #rtvoranewsbr br br Ish-drejtor i ISHP, Besnik Jakaj, akuzon qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë.br br I ftuar në Ora News, ai solli si shembull vonesat me tamponimin e qytetarëve për të konkluduar në faktin se ISHP ka dështuar në hetimin epidemiologjik për të prerë zinxhirin e virusit.br br Jakaj: Ka shumë pikëpyetje të mëdha te shifrat e raportuara, ka gabime të jashtëzakonshme në shumë raste, ka vonesa në tamponimin e qytetarëve. Tamponimi i një qytetari në rastin më të mirë shkon në tetë ditë për të marrë përgjigjen. Nuk kemi parë akoma efektet e vjeshtës në sjelljen e virusit. Lë për të dëshiruar mënyra e menaxhimit, në mënyrë totale ka dështuar hetimi epidemiologjik për të prerë zinxhirin e virusit. Fillimi i trajtimit në kohë i të sëmurit në shtëpi jep efektin e duhur. Nëse fillojmë trajtimin fillestar me voneë, bëhet hospitalizimi me vonesë çon në rritjen e numrit të vdekshmërisë por edhe kemi shtim të pakontrolluar të zinxhirit shpërndarës të infeksionit.br br Kritik ai është edhe me qasjen e Ministrisë së shëndetësisë ndaj bluzave të bardha në vijën e parë të fronit por edhe ndaj sistemit parësor, mjekut të familjes.br br Jakaj: Për tre muaj Ministria e Shëndetësisë ka kundërshtuar involvimin e mjekut të familjes, sot është involvuar vetëm për propagandë. Që të involvohet mjeku i familjes në përballimin e pandemisë duhet të ti sigurohen pajisjet e duhura mbrojtëse, duhet të bëhen pjesë e pagesës shtesë bashkë me infermierët e qendrave shëndetësore. Duhet të paguhen orët jashtë orarit.br br Një problematikë tjetër që Jakaj ngre është vetëmjekimi i qytetarëve për Covid 19.br br Jakaj: Jemi pjesë e qytetarëve, kemi rrethin shoqëror, po pyesin njëri-tjetrin, qytetarët që e kanë kaluar se çfarë mjekimi kanë marrë, pyesin mjekun e familjes, ndryshojnë recetën, nuk ka një protokoll. Por ka edhe një kosto të caktuar, shumë familje nuk arrijnë dot ta përballojnë koston e trajtimit të shtëpisë, ka një kosto të jashtëzakonshme tamponi në privat, analiza biokimike, skaneri, barnat dhe asistenca e mjekut dhe infermierit për aq kohë sa shteti nuk ta paguan, mjeku dhe infermieri pranë banesës vjen kundrejt pagesës për personin që e kërkon.br br E tashmë që vjeshta ka hyrë dhe bashkë me të vijnë edhe virozat, Jakaj ka një apel për qytetarët.br br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Emisione

Views: 2

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 12:58

Your Page Title