Ministri i Rendit Poci, ngushellime per oficerin e BRISK te vrare ne Tropoje (1 Nentor 2000)

Ministri i Rendit Poci, ngushellime per oficerin e BRISK te vrare ne Tropoje (1 Nentor 2000)

Lajme Arkiva 2000br br Trupi i pajetë i oficerit Ylvi Bengasi është sjellë sot në shtëpinë e tij në Tiranë. Lot dhe vajtime në shtëpinë e oficerit Bengasi, babi i dy fëmijëve që u vra në krye të detyrës në Shoshan të Tropojës. I njëjti nderim për shefin e armatimit dhe nga kolegët e tij në Repartin e BRISK-ut. Për t'i nderuar dhe për t'u dhënë zemër djemve të këtij reparti, ministri i Rendit Spartak Poçi është takuar me ta. Po na sulmojnë me armë në Tropojë dhe me gurë këtu në Tiranë, u është drejtuar Poçi efektivave të BRISK-ut, por ne duhet të veprojmë.br "Ne do të vazhdojmë dhe në Tropojë dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë fort së bashku dhe t'a nderojmë gjakun e Ylviut dhe të çojmë përpara veprën e tij i cili ishte nisur për t'a çuar deri në fund."br Më pas ministri i Rendit Spartak Poçi ka ngushëlluar në familjen e oficerit Ylvi Bengasi. I shoqëruar nga drejtori i policisë Myftari, ministri u është drejtuar fëmijëve të oficerit, bashkëshortes dhe të afërmve se do t'i merret haku oficerit të rënë në krye të detyrës.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:25

Your Page Title