OSBE shpall rezultatin e zgjedhjeve lokale ne Kosove - (31 Tetor 2000)

OSBE shpall rezultatin e zgjedhjeve lokale ne Kosove - (31 Tetor 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br OSBE ka shpallur mbrëmë në Prishtinë rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme lokale të së shtunës. Pas numërimit të 90 të votave, fituese është shpallur Lidhja Demokratike e Kosovës, së Ibrahim Rugovës, që ka fituar rreth 58 të votave. Pas saj renditet PDK e Hashim Thaçit, që ka fituar 27 të votave dhe e treta renditet AAK e Ramush Haradinaj, e cila ka arritur të sigurojë rreth 8 të votave. br br Dje gjatë konferencës së parë për shtyp, pas zgjedhjeve të 28 Tetorit, Thaçi deklaroi se partia e tij e njeh rezultatin e zgjedhjeve, megjithatë lider të tjerë të kësaj partie i thanë gazetarëve, se LDK ka manipuluar rezultatin e zgjedhjeve. Vetë Rugova është shprehur i kënaqur me rezultatin e arritur në zgjedhjet e para të lira e demokratike në Kosovë, duke e konsideruar rezultatin si një besim të kosovarëve tek alternativa e partisë së tij. br br Komuniteti ndërkombëtar më shumë se rezultatet e shpallura mbrëmë, ka vazhduar të përshëndes, mënyrën dinjitoze të zhvillimit të këtij procesi. Humbja e Thaçit nuk është konsideruar si e tillë, nga faktori i politikës në Shqipëri.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 4

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:26