Ora News - Riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria,trajnohen mësuesit që do riedukojnë të miturit

Ora News - Riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria,trajnohen mësuesit që do riedukojnë të miturit

#rtvora #rtvoranewsbr br Shqipëria nuk ka shënuar ende asnjë rezultat në kthimin e fëmijëve të mbetur në Siri pas vrasjes së familjarëve të tyre në frontin e luftës. Megjithatë autoritetet shqiptare vijojnë me programet edukative dhe trajnimet në Tiranë në rast se fëmijët do të kthehen një ditë. Drejtoresha e Qendrës së koordinimit kundër ekstremizmit shprehet se qendra ka kapacitetet e duhura për ti riintegruar të kthyerit nga Siria.br br Dhjetëra fëmijë shqiptarë kanë mbetur në Siri pas vrasjes së familjarëve të tyre në frontin e luftës.br br Edhe pse asnjë prej fëmijëve nuk është riatdhesuar, autoritetet shqiptare vijojnë me programe dhe trajnime për riedukimin e tyre në rast se një ditë do kthehen në atdhe.br br Së fundi Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mbajti një takim me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Ambasadës amerikane në Tiranë, lidhur me programet për riedukimin e personave që do kthehen nga zonat e luftës.br br Drejtoresha e Qendrës Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Lejdi Dervishi, shprehet se prej më shumë se dy vitesh ka vijuar puna për kthimin e fëmijëve shqiptarë të mbetur në Siri.br br Dervishi: Prej dy vitesh e gjysmë zhvillon aktivitetin e saj në kuadër të parandalimit dhe të kundërshtimit të këtij fenomeni pikërisht sepse ka një vullnet të qeverisë shqiptare qoftë në kuadrin e parandalimit, qoftë në kuadrin e riintegrimit dhe reabilimit të këtyre shtetasve shqiptarë në mometin që ata do të riatdhesohen dhe kthehen në Shqipëri.br br Sipas Dervishit ekzistojnë kapacitetet për të ri-integruar personat që ndodhen në zonat e konfliktit.br br Dervishi: Kemi pasur mbështetjen e të gjitha institucioneve të qeverisë shqiptare.br br Pavarësisht thirrjeve dhe kërkesave të shumta që familjarët e fëmijëve në Siri u kanë bërë autoriteteve shqiptare për ti riatdhesuar ende nuk ka asnjë të kthyer.br br I vetmi që është kthyer deri më tani është Alvin Berisha, riatdhesimi i të cilit u bë nga shteti italian ndërkohë që në kampet siriane mbeten edhe rreth 50 fëmijë nga Shqipëria, pjesa më e madhe e të cilëve janë pa përkujdesje.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:41

Your Page Title