Top News - Fyerjet mes Trump e Biden/ Ndryshojnë rregullat e debatit

Top News - Fyerjet mes Trump e Biden/ Ndryshojnë rregullat e debatit

Komisioni që mbikëqyr debatet presidenciale të SHBA njoftoi se do të ndryshojë formatin për t`u siguruar që dy takimet e mbetura mes Donald Trump dhe Joe Biden të jenë më të rregullta.br br br Një prej masave të reja mund të jetë mbyllja e mikrofonave nëse kandidatët përpiqen të ndërpresin njëri-tjetrin, raportojnë mediat amerikane. Kjo lëvizje vjen pas debatit të së martës, i pari mes dy rivalëve të mëdhenj në Shtëpinë e Bardhë, i cili degjeneroi në grindje e ofendime. Toni dhe taktikat e përdorura aty ndaj kundërshtarit, u kritikuan në SHBA e në të gjithë botën.br br Ekipi i Presidentit Trump u shpreh kundër planeve të komisionit, megjithatë ky i fundit duket i palëkundur në qëndrimin e vet. ?CPD do të shqyrtojë me kujdes ndryshimet që do të miratojë dhe do t`i shpallë ndryshimet e reja së shpejti?, thanë drejtues të tij, të cilët shprehën njëkohësisht mirënjohje për profesionalizmin dhe aftësinë e treguar prej moderatorit Chris Wallace, i cili u përpoq shumë të vendoste rregull.br br Gjatë përballjes, Trumpi e ndërpriste Bidenin vazhdimisht duke çuar në një seri shkëmbimesh kaotike mes tyre. E ndërsa presidenti republikan vuri në pikëpyetje inteligjencën e rivalit, ai e quajti ?klloun? dhe i kërkoi të mbyllte gojën. Komisioni sqaroi se ekipet e të dyja fushatave do të njoftohen për masat e reja, por ato sipas tij, nuk janë subjekt negocimi.br br Pamje: AFPbr br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:15

Your Page Title