Ora News - Rinis check up-i

Ora News - Rinis check up-i

#rtvora #rtvoranewsbr br Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka kërkuar prej të gjitha qendrave shëndetësore të rinisin shërbimin e check up-it për grupmoshat nga 40 deri në 65 vjeç, shërbim i cili ishte pezulluar gjatë kohës së pandemisë. Ndërkohë që duket se po i kthehmi normalitetit situata pandemike vijon të jetë në nivele të njëjta, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se të enjten është kryer numri më i lartë i testimeve, mbi 1000 nga të cilët 157 rezultuan pozitiv.br br Me shpërthimin e pandemisë Ministria e Shëndetësisë vendosi ndërprerjen e shërbimit check up, për shkak të rrezikut të virusit.br br Por gati shtat muaj nga ky moment, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka kërkuar prej të gjitha qëndrave shëndetësore të rinisin përsëri të ofrojnë këtë shërbim për grupmoshat 40-65 vjeç.br br Por ndërkohë që masat anti-Covid po lehtësohen dhe shërbimet në spitale po i kthehen normalitetit, në vendin tonë situata pandemike vijon të qëndrojë në të njëjtat nivele.br br Në përditësimin e të dhënave, Ministria e Shëndetësisë njofton se të enjten është kryer numri më i lartë i testimeve nga të cilat rezultuan pozitiv 157 persona të prekur, ndërsa janë shëruar 230 pacientë.br br Fatkeqësisht e ka humbur betejën me virusin SARS-CoV-2 1 qytetar, duke e çuar numrin në total të viktimave në 388.br br Aktualisht në spitalet Covid ndodhen 203 të shtruar, nga të cilët 20 në terapi intensive dhe 6 të intubuar.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:33

Your Page Title