Wake Up/ Edita Tahiri flet për përzgjedhjen ndër 1000 gratë që kanë punuar për paqen

Wake Up/ Edita Tahiri flet për përzgjedhjen ndër 1000 gratë që kanë punuar për paqen

Edita Tahiri, politikane dhe diplomate me një karrierë të gjatë, ka folur sot në "Wake Up" për arritjen e saj më të fundit, pasi është renditur në listën e 1000 grave që kanë punuar për paqen. Ajo është vlerësuar nga Rrjeti i Grave për Zhvillimin e Paqes (WWPN), duke u prezantuar në ballinë përkrah ish-presidentes së Liberisë dhe fitueses së çmimit Nobel. "Ka një angazhim më të madh për të njohur rolin dhe vlerat e grave për paqen dhe për të ndalur luftërat. Ajo që më gëzoi po ashtu është edhe prezantimi në ballinë sepse është një vlerësim edhe për Kosovën"-u shpreh Edita Tahiri. Për të qenë pjesë e kësaj liste ka shumë kritere që ndikojnë dhe sipas Editës, formimi akademik dhe rezultatet praktike janë më kryesoret. Ndër të tjera ajo tregoi se edhe pse në fillimet e saj në politikë ka qenë e vetme, asnjëherë nuk e ka ndjerë diskriminimin sepse qëllimi ka qenë i përbashkët për të luftuar okupatorin serb. Fakti që i kanë besuar edhe pozicionin e Ministres së Jashtme e tregon më së miri këtë gjë. "Unë edhe në kohën e luftës i kam mobilizuar gratë. Ardhja ime në politikë ka qenë përmes një proteste ku u bashkuam mbi 5000 gra. Gratë kanë dhënë një kontribut historik për Kosovën"-u shpreh Edita. Aktualisht ajo është edhe kryetare e Lobit Rajonal të Evropës Juglindore që punon për paqe dhe për barazi gjinore.br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 20:16

Your Page Title