RTV Ora pjesë e ekspozitës së parë globale mbi pandeminë

RTV Ora pjesë e ekspozitës së parë globale mbi pandeminë

#rtvora #rtvoranewsbr br Rreth 70 fotografi të gazetarëve e reporterëve të huaj në Itali që punojnë duke rrëfyer Italinë gjatë fazës më akute të pandemisë, atë të regjimit të lockdown, janë bërë pjesë e ekspozitës së parë të hapur në nivel global mbi pandeminë Covid 19.br br E RTV Ora është përzgjedhur në këtë ekspozitë si e vetmja media shqiptare që pasqyroj në kohë reale, e në mënyrë profesionale nga burimet informative zyrtare gjithçka po ndodhte në Itali, vendi i parë europian i goditur tragjikisht nga koronavirusi.br br Ekspozita e titulluar ?Lockdown Italia, në vështrimin e medias së huaj?, përfshin fotografi të operatorëve e fotografëve të agjensive e mediave më të rëndësishme ndërkombëtare si dhe punën e gazetarëve të huaj gjatë lidhjeve të tyre nga shtëpia, në rrugë apo duke shkruar.br br Ekspozita për një muaj rresht do të qëndroj e hapur në ambientet e Musei Capitolini të Romës, struktura kryesore muzeale e kryeqytetit italian.br br Kryeministri italian Giuseppe Conte vizitoj paraprakisht këtë ekspozitë në ambientet e Urdhrit të Medias së Huaj në Itali.br br ?Ju falenderoj tha ai, për disponibilitetin e treguar, për dëshmitë e çmuara duke rrëfyer Italinë në ato javë të vështira. Veçantia e kësaj ekspozite është sepse është e para në nivel global mbi Covid e ju falenderoj për punën e kryer, herë dhe e rrezikshme. Me ?dritat? tuaja keni ndriçuar një periudhë të errët të popullit italian.?br br Pjesë e kësaj ekspozite është dhe një katalog shumëfaqësh, si dëshmi historike e punës së kryer nga korrespondentët e huaj në Itali, që nga identifikimi i rasteve të para me koronavirus në Itali e deri në fund të regjimit të izolimi të detyruar shëndetësor.br br RTV Ora ishte ndër mediat e para në nivel botëror që përcolli më 30 janar 2020 lajmin e çiftit të turistëve kinezë të infektuar nga koronavirusi, nga ambientet e hotelit luksoze 5 yje ku ata po qëndronin gjatë vizitës së tyre në Romë.br br Në faqen e parë të këtij katalogu, kryeministri italian Giuseppe Conte shkruan ?Një falenderim për të gjithë gazetarët e Urdhrit të Medias së Huaj në Itali. për kontributin e dhënë duke ofruar një dëshmi drite në një moment errësire për Italinë e botën.?br br Gazetarja e Associated Press , Trisha Tommas, njëherësh dhe Presidente e Urdhrit të Medias së Huaj në Itali, u shpreh se ?kjo ekspozitë është një homazh që gazetarët e huaj në Itali i bëjnë popullit italian që diti të përballoj me kurajo e solidaritet regjimin e lockdown.?br br E pranishme në këtë ceremoni ishte dhe kryetarja e Bashkisë së Romës, Virgina Raggi e cila mundësoj dhe hapjen e qëndrimin për rreth 1 muaj të ekspozitës ?Lockdown Italia? në Musei Capitolini.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebo...


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 00:29