Top News - Rriten infektimet/ Parisi rrezikon kthimin në izolim

Top News - Rriten infektimet/ Parisi rrezikon kthimin në izolim

Parisi rrezikon të kthehet në izolim javën e ardhshme pasi qeveria franceze tha se pandemia e koronavirusit po përkeqësohej në kryeqytet. Prej tre ditësh, Parisi e ka kaluar kufirin që e vendos atë në kategorinë e rrezikut maksimal ? tha ministri francez i shëndetësisë, Olivier Veran. Niveli i rrezikut maksimal arrihet kur shkalla e infektimeve arrin në 250 për 100 mijë njerëz, të paktën 30 për qind e shtretërve në terapi intensive janë të zënë nga pacientë me koronavirus dhe infektimet mes të moshuarve kalojnë 100 për 100 mijë banorë.br br Rajoni i Parisit i ka përmbushur dy kriteret e fundit. Veran tha se nëse situata do të vazhdonte në të njëjtin drejtim, në ditët në vijim, autoritetet nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse ta vendosin Parisin dhe periferitë e tij në kategorinë e rrezikut maksimal duke filluar nga e hëna.br br Ne do të rishohim të dhënat të dielën, me kryebashkiakun e Parisit dhe zyrtarët e zgjedhur ? shtoi ai. Marseja dhe rajoni i Guadeloupes, janë aktualisht zona të rrezikut maksimal, ç?ka ka bërë që baret dhe restorantet të mbyllen. Sipas ministrisë franceze të shëndetësisë, ky nivel alarmi kërkon edhe mbylljen e të gjitha ambjenteve të tjera si kinema, muze etj nëse nuk kanë protokolle strikte dhe të respektuara shëndetësore si edhe mbylljen e mundshme të zonave pranë plazheve dhe liqeneve.br br Niveli i vetëm më i lartë i alarmit është gjendja e emergjencës kombëtare. Shumë biznese në Paris ndërkohë druhen për pasojat afatgjata të mbylljes së aktivitetit të tyre dhe kanë protestuar zhurmshëm kundër kufizimeve aktuale.br br Aktualisht në Paris janë ndaluar tubimet e mbi 10 personave në një vend dhe nga e hëna baret mbuyllen në orën 10 të mbrëmjes. Maskat janë të detyrueshme në hapësirat e brendshme. Nëse Parisi kthehet në izolim, ai do të bë het kryeqyteti i dytë evropian pas Madridit që e bën këtë. Qeveria spanjolle e ka vendosur Madridin në izolim me njerëzit që nuk mund të dalin apo të hyjnë në zonë.br br br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-12-24

Duration: 01:15

Your Page Title