PD, denoncim per banesat e demtuara nga termeti në Erseke

PD, denoncim per banesat e demtuara nga termeti në Erseke

Banorët e fshatit Qafzez në Ersekë, që u dëmtuan nga tërmeti i Qershorit dhe Nëntorit të vitit të shkuar, janë lënë në harresë nga qeveria dhe pushteti lokal sipas PD-së.br br Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ishte në disa prej këtyre banesave ku bisedoi me banorët e dëmtuar, të cilët i thanë se nuk kanë marrë zgjidhje dhe nuk e dinë se si do të shkojë halli i banesave të tyre. ?Dimri po vjen dhe ata do të jenë pothuajse në qiell të hapur?, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.br br Festim Çaushi: Ja ku janë! Rreckat që janë këtu m?i dhanë vjet në Nëntor, në 2 Nëntor.Me 1 ra tërmeti i dytë, më 2 nëntor më dhanë këto dhe unë nuk i vura në garderobë, por i vura për të zënë vrimat se më thanë do t?i rregulloj. Ja se ç?i bëra, i vura këtu për të mos ?br br Ervin Salianji: Këto t?i dhanë nga tërmeti i Qershorit apo i Nëntorit?br br Festim Çaushi: Dhe i Qershorit dhe i Nëntorit janë dy tërmete këtu.br br Ervin Salianji: Sa lekë të kanë dhënë për shtëpinë?br br Festim Çaushi: Fillimisht ma cilësuan në 1 Qershor, 1 milionë e 324 mijë dëm.br br Ervin Salianji: Dëm?br br Festim Çaushi: Dëmin. Vjen eksperti i institutit të ndërtimit nga Tirana, një çun i ri. Unë kam qenë këtu shtrirë në krevat dhe ka ardhur ka thënë kjo shtëpia është e pabanueshme.br br Ervin Salianji: Sa lekë ke marrë për këtë shtëpi?br br Festim Çaushi: Asnjë, asnjë qindarkë mo, dhe nuk kam parë të vijë njëri siç erdhe ti sot.br br Gazmor Kasëmi: Kemi 16 muaj që po bridhnim, vjet na thanë në Tetor, në Nëntor do të hyni para 28-29 Nëntorit. Kaloi ai vit, i morëm mobiliet, i hoqëm. Na thanë do ju bëjmë shtëpi.br br Ervin Salianji: Kjo është shpallur e pabanueshme si shtëpi?br br Gazmor Kasëmi: Po!br br Ervin Salianji: Po ju, a jetoni këtu akoma?br br Gazmor Kasëmi: Po, akoma këtu, dhe shtëpia ku fle sot jemi përpjekur me mundësitë tona, edhe në institutin Tiranë, kemi vajtur i kemi bërë kartat, kanë ardhur në Bashki dhe neve kryetari na thotë kini durim, akoma se do i bëjmë. Kur do t?i bëjë, se shirat filluan?!br br Ervin Salianji: 16 muaj!?br br Gazmor Kasëmi: Po, kam 16 muaj që fle në, në pllaka.br br Ervin Salianji: Po kanë ardhur ju thonë?br br Gazmor Kasëmi: Që vjet në Nëntor.br br Ervin Salianji: Ju thonë do t?ju japin ndihma, ju thonë do t?jua ribëjmë shtëpinë, ju thonë do t?ju japim lekë?br br Gazmor Kasëmi: As, asnjë gjë, jam vetë i 6-ti.br br Ervin Salianji: Para ju kanë dhënë? Keni marë?br br Gazmor Kasëmi: Kokërr leku!br br Minushe Merka: Unë s?kam. Jam e sëmurë me astëm, me tre pompa t?i nxjerr ilaçet t?i shikosh me kortizonë e me të gjithë edhe nuk vë dorë njeri. Burrin e kam papunë..br br Ervin Salianji: Po ju, këtu flini, te kjo?br br Minushe Merka: Ne këtu flemë.br br Ervin Salianji: Asnjë ndihmë!br br Qytetari: Absolutisht, moj s?na kanë hedhur sytë! Na shikojnë se çfarë jemi, sikur jemi, jo sikur jemi popull jetojmë të gjithë bashkë e vëllezër e motra, por sikur jemi hasëm. Edhe hasmi që është hasëm bëhet një veprim.tvklan.albr SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!br br Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web Videot e fundit nga Tv Kla...


User: RTV KLAN

Views: 8

Uploaded: 2020-12-24

Duration: 03:06

Your Page Title