Top News - Në pritje të baticës.../ Venecia aktivizon sistemin ‘Mose’

Top News - Në pritje të baticës.../ Venecia aktivizon sistemin ‘Mose’

Venecia ka futur në përdorim sistemin e saj të polemizuar kundër përmbutjeve, Mose, për të parën herë këtë fundjavë, me motin e keq që parashikohet të shkaktojë një baticë të pazakontë. Zyrtarët thanë se sistemi i barrierës do të aktivizohej në testin e parë të vërtetë të batizës, ose ujit të lartë, që pritet të arrijë nivele të larta këtë fundjavë. ?Ne jemi në alarm të kuq për motin e keq. Le të shpresojmë se parashikimet nuk do të dalin? tha guvernatori i Venetos, Luca Zaia. Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, barrierat aktivizohen të shtunën. I gjithë rajoni i venetos është në alarm për shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, bashkë me shumë pjesë të tjera të italisë së veriut. Batica është e zakonshme në venecia dhe për këtë arsye është ndërtuar edhe barriera Mose. Banorët e venecias, e quajnë acqua alta, ndërkohë që nivelet e nëntorit të shkuar ishin më të lartat që nga 1966. Shpresohet që barriera Mose mund të ndalojë më të keqen e përmbytjeve dhe të pengojë përsëritjen e situatës së nëntorit në të ardhmen. Sistemi i mbrojtjes nga përmbytjet përfshin 78 porta që mund të ngrihen për të mbrojtur lagunën e venecias gjatë baticës dhe është një nga projektet më të mëdha të inxhinierisë civile në botë. Mose ka kushtuar deri më tani 7 miliardë euro dhe është përsfshirë shpesh herë në polemika për koston, vonesat, korrupsionin dhe kritikat. Ndërtimi nisi në 2003 dhe përfundimi ishte parashikuar për në 2014, por ky objektiv u shty në kohë. pas testeve në 2019, pati disa vibrime shqetësuese dhe pjesë të barrierës u panë të ndryshkura dhe ka frikë se projekti nuk do të përfundojë as në 2021, sic shpresohet. br br Pamje: AFPbr br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:40

Your Page Title