Fjala e plotë, Rama: Propozuam Ilir Rusmajlin në krye të KQZ-së dhe PD e refuzoi! Meta me trafikantë

Fjala e plotë, Rama: Propozuam Ilir Rusmajlin në krye të KQZ-së dhe PD e refuzoi! Meta me trafikantë

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër në fjalimin e tij në Kuvend, ku nuk ka nguruar që të sulmojë opozitën e re, duke thënë se nuk kanë shanse që të marrin vota në zgjedhjet e ardhme, por edhe për presidentin Ilir Meta. Rama hodhi akuza në drejtim të kreut të shtetit sipas së cilit po kontakton me trafikantët që i prek OFL-ja.br Kryeministri Rama ka reaguar ashpër në lidhje me gjuhën e përdorur në Kuvend nga opozita parlamentare por edhe me debatin e bërë jashtë ambienteve të Kuvendit mes deputetëve Valteri dhe Gjiknurit. Rama tha se opozita nervozohet dhe bëhet e papërmbajtur se ai "ju thyen kockat" atyre me oratorinë dhe gjuhen prej politikani, ndërsa opozita në Kuvend me gjuhen prej rrugaçësh thyen vetëm themelet e bashkëjetesës dhe edukatës elementare.br br "Këto nuk janë fjalë që mund të dalin nga goja e dikujt që përfaqëson të tjerë, por rrugaçëri. Më vjen keq për zonjat që i përdorin këto fjalë nuk dua ti fyej por këto janë fjalë rrugaçësh që del në rrugë dhe i turret tjetrit. Ndryshimi i gjuhës time është se gjuha ime u thyen kockat juve, kurse gjuha juaj nuk thye kocka, gjuha juaj thyen themelin e bashkëjetesës dhe thyejnë normat elementare të edukatës së jetuar së bashku", tha Rama.


User: Report TV

Views: 5

Uploaded: 2020-12-24

Duration: 35:41