Pamjet e para te vrasjes se Elbasanit (kamera amatore)

Pamjet e para te vrasjes se Elbasanit (kamera amatore)

Dy ditë më parë Elbasani u trondit nga të shtënat me armë që sollën 1 të vdekur dhe 4 të plagosur. Ngjarja e rëndë që ndodhi në lagjen 5 Maji, në mes të ditës, në një kohë kur qytetarë të shumtë lëviznin në punët e tyre.br br Tvklan.al ka siguruar këtë video të xhiruar nga një qytetar, që ndodhet brenda në një makinë. Në pamje mund të dëgjohen breshëritë e armëve. Shoferja në automjetin nga ku po filmohet përkulet nga frika e të shtënave, ndërsa një automjet që vjen në krah ndalon dhe prej saj shihet një tjetër qytetar që del dhe largohet me shpejtësi.br br Nga përplasja e së mërkurës mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, 56-vjeç, ish-zyrtar dhe i angazhuar me disa parti politike, si dhe u plagosën 4 të tjerë, mes tyre edhe një oficere policie.br br Për ngjarjen u arrestuan në total 11 persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 17

Uploaded: 2021-04-23

Duration: 01:04

Your Page Title