(VIDEO BATUTA) MARK ANTONI PARA TRUPIT TE CEZARIT

(VIDEO BATUTA) MARK ANTONI PARA TRUPIT TE CEZARIT

Aktoret e shquar te Teatrit Popullor, Robert Ndrenika dhe Shkelqim Basha ne nje fragment te shkeputur nga drama "Arturo Ui" e Berthold Brehtit.br br Mark Antoni perpara trupit te Cezarit...eshte nje model i fjalimeve perpara popullit zoti Ui:br br " O miq, qytetarë, romanë, më dëgjoni!br Vij ta varros, jo ta levdoj Cezarinbr E keqja që ka bërë çdo njeriu i mbetet.br E mira i mbulohet shpesh në varr me koskat.br br Ashtu i qoftë dhe Cesarit. Trimi Brutbr ju tha tani, Cezari qe tiran.br Në paskesh qen’ ashtu, qe faj i rëndë shumëbr dhe rëndë shumë e pagoj Cezari.br br Me leje te Brutit e të tjerëve,br se Bruti është burr’ i ndershem,br Të ndershem janë që të gjithë, ai dhe shokët,br Vij që të flas në funeralin e Cezarit.br Ish miku im, më qe i drejtë dhe i besës.br br Po Bruti thotë, se qe tiran;br dhe Bruti është burr’ i ndershembr Cezari i solli Romës shumë robër luftebr dhe arkat me shpërblime ia ka mbushur.br Kjo qe tirania e Cezarit? Si ju duket?br br Cezari qante kur thërrisnin të vobektët.br Tiranet kane nje zemër më të ashpër.br Po Bruti thotë, se qe tiran,br dhe Bruti është burr’ i ndershem.br br E patë që të gjithë se në Luperkaletbr Tri her’ i dhashë një kurorë mbretërorebr edhe tri her’ e hodhi poshtë; qe ambicje kjo?br br Po Bruti prapë thotë, qe ambicios,br dhe është, pa dyshim, një burrë i ndershem.br S’dua të kundërshtoj ato që foli Bruti,br po s’munt t’ju flas përveç ato që di.br br Një her’ e deshën që të gjithë, jo pa shkak;br Përse tani s’ju vjen asfare keq për të?br Ndër egërsirat paske ikur, o gjykim,br dhe njerëzit e paskan humbur arsyen!br br Duroni pak, se e kam zemrën te Cesari,br Aty, dhe pres sa të më kthehet prapë.


User: Kinematografia Shqiptare, Arti Skenik dhe Sporti

Views: 63

Uploaded: 2024-02-28

Duration: 03:19

Your Page Title