Korçë, hapet Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve

By : Ora News Lajme

Published On: 2015-08-22

8 Views

01:26

Për të shtatin vit radhazi, në qytetin e Korçës është organizuar Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve, i cili ka ndezur atmosferën në pedonalen e qytetit.
30 grupe të ndryshme nga Maqedonia, Mali i Zi, por dhe nga Tirana, Elbasani, Kavaja e Korça kanë interpretuar të veshur si karnavale, nën ritmin e muzikës.
Grupet e karnavaleve i kanë ofruar publikut fabula të ndryshme, si fushatën kundër marijuanës, serenatën korçare, titullin "Kampion" në futboll, gatimet tradicionale, dasmën, mbërritjen e verës, harmoninë e fëmijëve etj.
Festivalit të gjashtë Ndërkombëtar të Karnavaleve nuk i ka munguar ashtu si çdo vit edhe karnavali i famshëm i polenës, ndërsa risia e këtij viti ka qënë pjesëmarrja e grupit karnaval të Shkodrës me veshjet veneciane.
Sipas kreut të bashkisë, Sotiraq Filo, e veçanta e këtij viti është se krahas grupeve të konsoliduara si karnavale, marrin pjesë dhe qytetarë të shumtë, të cilët janë vetorganizuar, duke shprehur dëshirën për të prezantuar fabulën e tyre.
Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para viteve '40, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme. Megjithëse një festë pagane, karnavalet më vonë festoheshin ditën e Ndjesave në muajin shkurt.
Veç individëve të shumtë të veshur karnavale, kishte edhe grupe me kitara, këmbajka dhe maska butaforike si koka kafshësh dhe njerëzish. Karnavalet e Korçës morën një hov të madh pas krijimit të shoqërive kulturore si "Rinia Korçare" etj.
Në këtë periudhë karnavalet shoqëroheshin me mandolina, kitara dhe këngë humoristike. Festimi i karnavaleve u ndërpre pas viteve 60, për të rifilluar në kushte të tjera shoqërore pas viteve 90.
Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve duke krijuar në vitin 1992 Shoqatën e Karnavalit si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar.
Në 10 prill të vitit 1994, në Korçë organizohet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Karnavalit në Shqipëri.
Një vit më pas organizohet Festivali i dytë Ndërkombëtar i Karnavalit me përmasa akoma më të mëdha.
Që nga ky vit dhe deri në vitin 2008, grupi i Karnavalevee të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane.
Edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve ka çelur dhe sezonin turistik në qytetin e Korçës.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Trending Videos - 14 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 14, 2024