Ora News - Hapet festivali i skulpturës në Korçë

By : Ora News Lajme

Published On: 2018-07-17

1 Views

00:09

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Korçë ngriti siparin edicioni i 9 i festivalit ndërkombëtar të skupturës ku këtë vit marrin pjesë 5 artistë të huaj dhe një shqiptar. Aktiviteti promovon artin dhe turizmin, ndërsa në fund veprat e artit mbeten në qytetin juglindor ashtu si në edicionet e kaluara.

Në Korçë nisi edicioni i 9-të i simpoziumit ndërkombëtar të skulpturës.

5 artistë të huaj dhe një shqiptar për 10 ditë do të realizojnë krijime artistike në parkun e Qytetit

Kurator i këtij aktiviteti vazhdon Genti Tavanxhi, i cili përzgjedh artistët, ndërsa skulptori korçar Vladimir Topi ndjek ecurinë dhe mbarëvajtjen e veprimtarisë.

Kryebashkiaku Sotiraq Filo theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti në promovimin e Korçës turistike.

Sotiraq Filo: "Falë këtij projekti kemi këtë muezum të hapëur, këtë koleksion të veprave moderne të skulpturës së gurit që iu është shtuar Parkut Rinia si një gjetje e veçantë."

Skulturat e krijuara gjatë festivalit mbeten në Korçë duke krijuar një ansambël unik në Parkun Rinia.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/hapet-festivali-i-skulptures-ne-korce

Trending Videos - 30 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 30, 2024