Ora News –Moratorium për lojërat e fatit dhe kufizim të tabelave reklamuese

By : Ora News Lajme

Published On: 2017-02-23

1 Views

01:39

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mazhoranca pas shtyrjes së ligjit të lojërve të fatit me dy vjet, me po kaq vite ka ngrirë edhe tregun e këtyre bizneseve. Komisioni i Ekonomisë vendosi të mos jepet asnjë licencë e re dhe po ashtu mos rihapen pikat e lojërave të fatit që humbasin bizneset përgjatë këtyre dy viteve. Komisioni shtyu diskutimin e ligjit për miratimin e kontratës koncesionare për pullat e barnave, ku deputeti Erjon Braçe ka kërkuar nga Ministri i Financave Ahmetaj një raport vlerësimi të efekteve që ka sjellë kontrata aktuale koncesionare e nënshkruar për prej 2011.
Komisioni i Ekonomisë ka ngrirë për dy vjet tregun e lojërave të fatit, ku asnjë biznes i ri nuk do të licesohet, por as nuk do të mund të rihapin pikat e lojërave të fatit që i kanë humbur gjatë kësaj periudhe tranzitore të ligjit.
Po ashtu ligji kufizon edhe tabelat e reklamave të lojërave të fatit.
Braçe: Ngrin situata aktuale, pra aq salla dhe aq pika që janë licensuar deri në këtë moment, aq mbeten.Ndërkohë që ligji vazhdon funksionimin e tij në aspektin e licensimit të resort-kazino dhe kazino në hotele me pesë yje. Sot u bë një ndryshim që kufizon në një tabelë të thjeshtë me dimensione normale që do të përcakohen nga Ministria e Financave reklamimin e lojërave të fatit.Pra fasadat që i shikoni të mbushura me reklama që ftojnë çdo lloj qytetari, madje dhe fëmijë brenda lojërave të fatit, nuk do të ekzistojnë më.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/moratorium-per-lojerat-e-fatit-dhe-kufizim-te-tabelave-reklamuese/

Trending Videos - 5 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 5, 2024