Ora News - Pastrimi i parave, Malaj: Sektorët me risk më të lartë janë lojërat e fatit dhe ndërtimi

By : Ora News Lajme

Published On: 2018-06-28

0 Views

01:53

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banka e Shqipërisë ka forcuar rregullat për mbikëqyrjen e tregut për të parandaluar pastrimin e parave.Në bashkëpunim me drejtorinë e tatimeve dhe drejtorinë e parandalimit të pastyrimit të parave Banka e Shqipërisë është e angazhuar në kryerjen e inspektimeve të përbashkëta ndërsa në fokus knë qenë edhe veprimtaria e këmbimit valutor.Ish-Ministri i finanacev Arben malaj deklaron se sektorët me risk më të lartë për pastrimin e parave në Shqipëri janë lojërat e fatit dhe ndërtimi për të cilat kërkon një kontroll më të fortë nga institucionet.

Banka e Shqipërisë ka shtuar kontrollet dhe rolin e saj në parandalimin dhe pastrimin e parave. Në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera shtetërore fokusi gjatë këtij viti do të jetë një mbikëqyrje më e fortë të zbatimit të kritereve ligjore .

Ish-ministri i financave Arben Malaj i kërkon qeverisë që të ketë kujdes dhe të shtoj kontrollet në disa sektor siç janë lojërat e fatit dhe sektori i ndërtimit ku mundësia e pastrimit të parave është shumë herë më e lartë.

Malaj: Sektorët mund të fillojnë që nga lojërat e fatit dhe unë mendojn që ka ardhur momenti që qeveria shqiptare të mbajë një qëndrim të prerë kategorik për prezencën e tyre në cdo qytet apo fshat. E dyta sektori i ndërtimit është më i lehtë për të pastruar para dhe duhet bërë kujde, pasi edhe në vendet e tjera përmes pastrimit të parave janë arritur të zotërohen sektorë të tjerë të ekonomisë që më pas kanë ndikuar negativisht. Ka sektorë fitimprurës, përgjithësisht janë sektorët në të cilët direkt ose indirekt paraja e pistë synon të qarkullojë, qoftë ajo që ka të bëjë me karburantet, farmaceutika etj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pastrimi-i-parave-malaj-sektoret-me-risk-me-te-larte-jane-lojerat-e-fatit-dhe-ndertimi

Trending Videos - 24 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 24, 2024