Ora News - Berisha, Ramës: Prano zgjidhjen politike, ndryshe të pret fataliteti

By : Ora News Lajme

Published On: 2017-07-06

0 Views

01:43

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga çadra e protestës, ish- kryeministri Sali Berisha apeloi kryeministrin Rama të pranojë zgjidhjen politike ose në rë kundërt alternativë ka vetëm zgjidhjen fatale.
Berisha: Ne do të shembim ty, perandorinë e krimit të drogës. Çdo ditë që kalon, laku në fyt po të ngushtohet. Mashtrues ordiner, nastradin i vërtetë. Tre ditë më parë deklaronte se do bëj çfarë thotë PPE, dje i thoshte në takim Lulzim Bashës as nuk i njoh fare ato propozime. Edvin mos i rri larg zgjidhjes politike se alternativë do kesh vetëm zgjidhjen fatale. Zgjidhja politike është e vetmja zgjidhje mëshirë për ty kryekriminel që shndërrove Shqipërinë në narkorepublikë. Por edhe mëshira ka një kufi, po u tejkalua pastaj të pret fataliteti të cilin e meriton në çdo formë.
Berisha hoqi përsëri paralele mes Ramës dhe Noriegës së famshëm të Panamasë, kur tha se këtij të fundit ata që e mbështetën i treguan dhe vendin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/berisha-rames-prano-zgjidhjen-politike-ndryshe-te-pret-fataliteti/

Trending Videos - 3 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 3, 2024