Ora News - Integrimi, Gjosha: Duhet politikë konstruktive, ftesat e Ramës hipokrizi

By : Ora News Emisione

Published On: 2018-05-10

0 Views

14:48

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha tha se për të patur pritshmëri të larta të integrimit të Shqipërisë në BE duhet një bashkëpunim politik. Në studion e lajmeve të Ora News, Gjosha u shpreh se dialogu konstruktiv mes palëve politika ka munguar.

Gjosha: Që të kesh pritshmëri të larta, ajo duhet të shoqërohet me një ambient politik konstruktiv, më një dialog politik mes palëve i cili për hir të së vërtetës ka munguar.

Shqipëria duhet të lëvizë shumë shpejt për të plotësuar kushtet dhe kriteret që janë të ditur nga të gjithë shqiptarët, nuk është vetëm reforma në drejtësi, por janë cështje që kanë të bëjnë me korrupsionin, krimin e organizuar.

Në lidhje me ftesat që kryeministri Rama i ka bërë opozitës, Gjosha tha se ato janë hipokrizi që kryeministri i bën për shou politik.

Gjosha: Mënyra si luan kryeministri në politik është një shou që duhet të marrë fund. Nga njëra anë ti mund të ftosh opozitën me shumë hipokrizi do ta quaja unë dhe nga ana tjetër është mënyra si veprohet dhe besoj që të gjitha ngjarjet e fundit, duke filluar nga votimi i kryeprokurores, të gjitha ftesat kanë qenë jo të sinqerta. Të ftosh opozitën për bashkëpunim për të shkelur Kushtetutën unë mendoj që nuk është në interes të qytetarevre shqiptar. Ky shou duhet të marrë fund, sepse përtej asaj propagande shqiptarët kanë nevojë për ekonomi, rritja e çmimeve, taksa etj.

E pyetur për protestën, Gjosha tha se opozita është e unifikuar në këtë drejtim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/integrimi-gjosha-duhet-ambient-politik-konstruktiv-ftesat-e-rames-qesharake

Trending Videos - 21 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 21, 2024