Ora News – PD-LSI bashkë, Kryemadhi: Mbështes Bashën në luftën kundër krimit

By : Ora News Lajme

Published On: 2018-05-03

0 Views

02:20

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka mbështetur qëndrimin e kreut të PD Lulzim Basha për të luftuar krimin në vend.
Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI, Kryemadhi tha se i bashkohet nismës së Bashës për ?një tryezë të gjerë politike që do ti përgjigjet me një aksion intesiv dhe politik, por edhe pa kompromis në luftën ndaj bandave dhe krimit në pushtet.?
Kryemadhi akuzoi kryeministrin Rama se me bekimin e tij oligarkët pastrojnë paratë e bandave dhe të krimit të organizuar dhe të trafikantëve.
Kryemadhi: Krimi është ulur këmbëkryq në Shqipëri dhe situata është nga më të rëndat që ka përjetuar Shqipëria. Çdo qytetar ndihen sot më të rrezikuar se kurrë në vendin e tyre. Shteti i kriminalizuar i kryeministrit Edi Rama ka kompromentuar tashmë rëndë rolin e policisë, por edhe të politikës shqiptare.
Përpara këtij momenti shumë të vështirë, të gjithë qytetarët janë bashkë dhe nuk kanë asnjë dallim mes tyre pasi tashmë të gjithë janë të rrezikuar.
LSI është pjesë e frontit të qytetarëve të bashkuar kundër bandave dhe krimit dhe do ti shërbejë deri në fund vullnetit për një Shqipëri pa kriminelë në rrugë dhe në pushtet. Saimir Tahiri është një nga hallkat që lidh Edi Ramën me krimin e organizuar, por ka ende shumë hallka të tjera të cilat lidhin Edi Ramën me krimin e organizuar.
Janë hallkat e krimit dhe të trafikantëve, por janë edhe hallkat e oligrakëve të cilët me bekimin e Ramës pastrojnë paratë e bandave dhe të krimit të organizuar dhe të trafikantëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dosja-habilaj-lsi-mbeshtet-bashen-ne-luften-kunder-krimit/

Trending Videos - 6 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 6, 2024