Ora News – PD-LSI bashkë, Kryemadhi: Mbështes Bashën në luftën kundër krimit

By : Ora News Lajme

Published On: 2018-05-03

0 Views

01:36

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

LSI do të jetë pjesë e tryezës opozitare që thirri Basha për ditën e mërkurë. Nga selia e LSI, kryetarja Monika Kryemadhi tha se mbështet Bashën në luftën kundër krimit. Për dosjen Habilaj, Kryemadhi tha se Tahiri është vetëm një nga hallkat që lidh Ramën me krimin dhe drogën.
LSI i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Bashës për të bërë bërë bashkë në një tryezë partitë opozitare për dosjen Habilaj dhe denoncimve të tjera ndaj Edi Ramës. Nga selia e LSI, Monika Kryemadhi tha se rasti i Saimir Tahirit është vetëm një nga hallkat që lidh Edi Ramën me krimin.
Bashkëpunimin politik, tha Monika Kryemadhi, ndaj një rasti të tillë e bëjmë për të ardhmen e qytetarëve dhe fëmijëve.
Kryemadhi akuzoi kryeministrin Rama se me bekimin e tij oligarkët pastrojnë paratë e bandave dhe të krimit të organizuar dhe të trafikantëve.
Kryemadhi: Krimi është ulur këmbëkryq në Shqipëri dhe situata është nga më të rëndat që ka përjetuar Shqipëria. Çdo qytetar ndihen sot më të rrezikuar se kurrë në vendin e tyre. Shteti i kriminalizuar i kryeministrit Edi Rama ka kompromentuar tashmë rëndë rolin e policisë, por edhe të politikës shqiptare.
Përpara këtij momenti shumë të vështirë, të gjithë qytetarët janë bashkë dhe nuk kanë asnjë dallim mes tyre pasi tashmë të gjithë janë të rrezikuar.
LSI është pjesë e frontit të qytetarëve të bashkuar kundër bandave dhe krimit dhe do ti shërbejë deri në fund vullnetit për një Shqipëri pa kriminelë në rrugë dhe në pushtet. Saimir Tahiri është një nga hallkat që lidh Edi Ramën me krimin e organizuar, por ka ende shumë hallka të tjera të cilat lidhin Edi Ramën me krimin e organizuar.
Janë hallkat e krimit dhe të trafikantëve, por janë edhe hallkat e oligrakëve të cilët me bekimin e Ramës pastrojnë paratë e bandave dhe të krimit të organizuar dhe të trafikantëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dosja-habilaj-lsi-mbeshtet-bashen-ne-luften-kunder-krimit/

Trending Videos - 6 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 6, 2024