Report TV - Dy ditë pas protestës së opozitës , ambasadori Lu takim me Bashën në selinë e PD

By : Report TV

Published On: 2018-05-10

0 Views

02:21

Dy ditë pas protestës, ambasadori i SHBA, Donald Lu ka shkuar në zyrën e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Mësohet se ka qenë vetë ambasadori amerikan ai i cili ka kërkuar takim me Bashën dhe Kryemadhin. Fillimisht, Lu takoi Basha me të cilin bisedoi për rreth 70 minuta. Ndërsa më pas ambasadori amerikan është nisur drejt selisë së LSI, ku është pritur nga Kryemadhi. Si Basha ashtu edhe Kryemadhi kanë kundërshtuar ambasadorin amerikan sa i takon çështjes së zgjedhjes së Kryeprokurorit duke e cilësuar si antikushtetues.

PD zbardh takimin, Basha-Lu: Zgjedhja e Kryeprokurorit, antikushtetuese
Zyra e shtypit e PD, ka shpërndarë njoftimin e Bashës me ambasadorin Lu ku thuhet se "kryetari i opozitës i përcolli ambasadorit amerikan Donald Lu kundërshtimin e prerë të Partisë Demokratike për zgjedhjen antikushtetuese të një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm". Sipas PD, Basha bëri të qartë se "mos krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, uzurpimi i kompetencave të KLP-së nga parlamenti, zgjedhja e një prokurori të përgjithshëm me shumicë të thjeshtë, zgjedhja e prokurores pa kaluar vetingun, janë puç antikushtetues i cili ka futur në krizë sistemin e drejtësisë, ka shkatërruar procesin politik në vend dhe po prodhon një krizë destablizuese për vendin".

Trending Videos - 17 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 17, 2024