Report TV - 1 ditë përpara protestës së opozitës, flasin kryetarët e PD në rrethe

By : Report TV

Published On: 2018-05-11

1 Views

03:00

Degët e partisë Demokratike në mbarë vendin po zhvillojnë përgatitjet e fundit një ditë para protestës së madhe të opozitës, nesër në orën 12:00 në kryeqytet. Report Tv ka parë nga afër organizimin e degëve të PD në rrethe, të cilat pritet të nisin drejt Tiranës një numër të madh simpatizantësh, për t?iu bashkuar protestës.

Krerët e PD pohuan për Report Tv se qytetarët janë porositur të bëjnë një protestë paqësore dhe të shmangin përplasjet me policinë.

Lezhë, kreu i PD, Paulin Marku: Besoj se do jetë një shifër mbi 2000-2500 qytetarë lezhjanë, që do të vijnë nesër në orën 12:00. Do të krijojmë kushte për të gjithë qytetarët, që të vijnë në protestë. Janë porositur që protesta të jetë paqësore dhe të mos ngacmohen trupat e policisë. Ata janë njerëzit tanë dhe kanë misionin e tyre dhe ne misionin tanë. Gjithashtu, janë porositur qytetarët që protesta do të jetë e organizuar, në mënyrë që ta kalojmë atë paqësore dhe në interes të qytetarëve.

Trending Videos - 7 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 7, 2024