Report TV - Ura e Gjadrit rrezik serioz për jetën e kalimtarëve, banorët: Ndërhyni

By : Report TV

Published On: 2018-05-14

0 Views

01:00

Ura mbi Lumin Gjadër që lidh disa fshatra në Zadrimë të Lezhës është kthyer në një problem serioz për jetën e kalimtarëve. Kalimi në këtë urë është mjaft i frikshëm, pasi është shumë e ngushtë dhe pa mbrojtëse anësore. Kjo urë bëhet edhe më e rrezikshme për ata drejtues mjetesh që nuk e njohin mirë terrenin, pasi lëvizja është e mundur vetëm në një sens dhe mund të përfundojnë në lumë.

Banorët e zonës kërkojnë që të ndërhyhet për zgjerimin e urës, pasi në këtë situatë nuk kanë munguar as aksidentet me pasoja në jetë njerëzish. Pak muaj më parë një person humbi jetën, pasi motoçikleta me të cilën udhëtonte përfundoi në lumë për të shmangur përplasjen me një mjet që po kalonte njëkohësisht në urë, pavarësisht kësaj ngjarje, ende nuk është marrë asnjë masë.

Trending Videos - 9 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 9, 2024