Report TV - Lezhë, qentë endacak ende rrezik serioz për qytetarët

By : Report TV

Published On: 2017-04-01

0 Views

01:18

LEZHË- Bashkia e Lezhës 6 muaj më parë ka prezantuar një projekt me vlerë prej 7 milion lekësh për trajtimin dhe largimin e qenve endacak, por sot situata është njëlloj si para 6 muajsh, pasi ata mund të hasen në çdo cep të qytetit duke u kthyer në rrezik serioz për qytetarët lezhian.

Banorët shprehen se janë të frikësuar pasi gjatë orëve të mbrëmjes apo dhe të mëngjesit në shumë raste kopet e qenëve bëhen mjaft agresiv. Ata kërkojnë që bashkia të marrë masa pasi situata e krijuar është mjaft shqetësuese.

Bashkia e Lezhës nuk ka pranuar të japë intervistë në lidhje me këtë çështje, por nga një telefonat e shkurtër ata janë justifikuar se janë larguar të gjithë qente endacake nga qytetit, por problem mbetet ardhje e këtyre kafshëve nga zonat e tjera, e megjithatë ata janë shprehur se do të nisin sërisht punën sërish për largimin e qenve endacak.

Trending Videos - 27 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 27, 2024