Ora News - Policia nuk gaboi në Kukës, SHÇBA reagon për Ora News

By : Ora News Lajme

Published On: 2018-05-14

0 Views

01:26

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë pasi prokuroria e Kukësit njoftoi regjistrimin e procedimit penal për efektivët e policisë që morën pjesën në ruajtjen e sigurisë gjatë protestës në Kalimash, Kontrolli i Brendshëm shprehet se efektivat e rendit nuk i kanë tejkaluar kompentencat.

Në përgjigje të interesimit të Ora News, burimet zyrtare nga Ministria e Brendshme u shprehën se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave, ka kryer verifikimet për veprimet e policisë, gjatë protestës së 31 marsit në Rrugën e Kombit dhe nuk ka rezultuar të ketë pasur shkelje apo veprime arbitrare.

Në këto kushte-vijon reagimi, SHÇBA (Shërbimi për Çeshtjet e Brendshme dhe Ankesat) nuk ka depozituar procedim penal në prokurori në lidhje me këtë rast.

Përsa u përket verifikimeve të Kontrollit të Brendshëm, burime jozyrtare shtuan se janë kqyrur kamerat e sigurisë së koncensionarit, janë shfrytëzuar filmimet e vetë policisë, janë parë kronikat televizive, si dhe u ballafaquan dëshmitë e vetë grupit prej afro 80 efektivësh që ndodheshin në Rrugën e Kombit.

Sipas SHCBA, nga analiza paraprake, ka rezultuar se policia ka reaguar në mënyrë profesionale, duke ruajtur standartet e kundërpërgjigjes në rast sulmi, brenda parametrave ligjorë. Të hënën, prokuroria e Kukësit tha se ka regjistruar një procedim penal për kryerje të veprimeve arbitrare nga efektivët e policisë, duke mos specifikuar numrin e saktë. Gjatë përplasjes në Kalimash u plagosën 14 efektivë policie dhe disa protestues.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/policia-nuk-gaboi-ne-kukes-shcba-reagon-ora-news

Trending Videos - 18 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 18, 2024