Report TV - 8 vite nga “21 Janari”, Rama dhe familjarët e viktimave homazhe në bulevard

By : Report TV

Published On: 2019-01-21

2 Views

08:42

Sot bëhen tetë vite nga vrasja e katër protestuesve të opozitës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" nga Garda e Republikës. Grupi i zjarrit nën komandën e Ndrea Prendit, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, qëlloi protestuesit e thirrur nga Partia Socialiste para Kryeministrisë, duke vrarë katër protestues të pafajshëm dhe plagosur gjashtë të tjerë. Nga protesta mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Sot, familjarët, të afërmit si dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan homazhe në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në vendin ku Garda vrau protestuesit e opozitës. Me lot në sy ata marshuan në heshtje nga Kryeministria në drejtim të pllakatave të vendosura në vendin ku u vranë protestuesit, ndërsa në duar mbanin lule. Homazheve iu bashkuan edhe qytetarë të shumtë.

Të afërmit e tyre vijojnë që të kërkojnë drejtësi, apel të cilin ata e përsërisin çdo vit duke pasur shpresë se drejtësia e re do bëjë drejtësi për katër të vrarët. Gjykata ka vlerësuarmë herët se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite. Ajo që nuk është përcaktuar ende është arma nga u qëllua Aleks Nika, sepse plumbi që kishte bërë rikoshet rezultoi mjaft i dëmtuar. Edhe pse kanë kaluar plot 8 vite, sërish drejtësia nuk ka bërë punën e saj duke lënë një plagë të thellë te familjet e viktimave.

Trending Videos - 30 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 30, 2024