Rritet numri i pacientëve të prekur nga Kovid-19

By : alsatmtv

Published On: 2020-06-11

0 Views

01:54

Erdhi të marrë një lajm për babin e tij, të cilin në gjendje të rënduar shëndetësore e shtruan në Klinikën Infektive. Ky qytetar thotë se një familjar tjetër i infektuar sot ka ndërruar jetë.

?Më shumë është problemi të mjekët amë, të cilët i vonojnë terminët. Prit edhe dy ditë ose tri ditë se do të bëhet, pastaj vjen puna të bien në spital. Ka dezinformata që mos ti qojmë në spital, por unë iu bëj thirrje që sa më herët më mirë është mi sjell?, u shpreh një qytetar.

Spitalet po mbushen me pacientë të sëmurë rëndë nga koronavirusi. Vetëm sot në Klinikën Infektive janë pranuar 11 pacientë. Ndërkohë 29 pacientë janë në oksigjeno terapi.

Për momentin në Klinikë kishte 84 pacientë, nga mëngjesi deri më tani u pranuan edhe tre të tjerë, kurse kapaciteti i Klinikës është 110 shtretër -  deklaroi Biljana Petreska, Infektologe.

?Përderisa në Klinikën Infektive kanë mbetur edhe pak shtretër të lirë për të infektuarit me CoVid-19 nga drejtoria po mendojnë për aktivizimin e pjesëve shtesë të barakave këtu në oborrin e Klinikës?.

Në afërsi të Klinikës Infektive është ngritur edhe një spital i improvizuar me kapacitet prej 72 shtretër, por që akoma nuk është vënë në përdorim.

Kjo pjesë është kryer dhe e kemi dorëzuar. Në pjesën që u hoqën shatorët u vendosën 4 kontejnerë të rinj që shërben si pjesë e pranimit, dhoma e mjekëve dhe tampon zona ku pacientët e ardhur do të ekzaminohen -tha Damjan Hristov, Arkitekt i MSH-së për spitalin e ri.

Përveç këtyre kapaciteteve, në Shkup është edhe Spitali ?8 Shtatori? në dispozicion të trajtimit të pacientëve me koronavirus në të cilin sot u pranuan 22 pacientë ndërsa aktualisht po trajtohen 57 pacientë. Prej tyre, 10 janë në frymëmarrje artificiale dhe 11 të tjerë në gjendje më të rëndë.

Adnan Qaili

Trending Videos - 1 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 1, 2024