Wake Up/ Fizioterapisti Ilvi Begolli: Ja cilat kategori dhe mosha po shfaqin deformime fizike

By : Top Channel Albania

Published On: 2020-07-11

0 Views

14:47

Kur dëgjojmë se shumë njerëz vijojnë të punojnë nga shtëpia, ndonjëherë na duket luks dhe mendojmë se sa komode duhet të jetë. Por në fakt edhe puna nga shtëpia ka pasojat e veta në shëndet dhe sidomos në fizikun tonë. Ekspertët e punësimit të kompanisë "DirecttlyApply", kanë analizuar pasojat afatgjata të punës nga shtëpia duke krijuar identikitin e një modeli të quajtur "Susan". Ky individ në 25 vitet e ardhshme do të pësojë një transformim të madh fizik, që nga pesha, gjymtyrët, shtylla kurrizore, flokët, sytë...etj. Megjithatë ky mbetet një model hipotetik pasi është shumë e vështirë që një person të punojë kaq gjatë vetëm nga shtëpia, i shkëputur nga kolegët apo nga aktiviteti fizik. Ekspertët këshillojnë që të gjithë ata që zgjedhin ose detyrohen të punojnë nga shtëpia, të kujdesen më shumë për veten, të ngrihen nga karrigia herë pas here, të bëjnë ushtrime fizike, të shkëpusin kontaktin me kompjuterin për disa orë si edhe të mos konsumojnë pa kriter. Informacione rreth kategorive dhe moshave që po shfaqin vitet e fundit deformime fizike por edhe këshilla shumë të vlefshme morëm sot nga fizioterapisti Ilvi Begolli.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Trending Videos - 3 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 3, 2024