Ora News - Tregti pranë koshave të plehrave: Tregjet në Tiranë pa kushte higjeno-sanitare

By : Ora News Lajme

Published On: 2020-08-01

0 Views

01:47

#tvora #rtvoranews

Koshat e mbeturinave në afërsi të tregjeve janë një ndër problemet që ndeshen cçdo ditë jo vetëm tregtarët por edhe qytetarët që blejnë ushqime. Tregtarët por dhe qytetarët kerkojnë zhvendosjen e koshave në një ambient më të përshatshëm.

Situata në tregjet e fruta perimeve në kryeqytet vijon të lërë shumë për të dëshiruar.

Veç kushteve higjeno-sanitare që nuk plotësojnë kushtet e nevojshme për tregtimin e produkteve, situata bëhet akoma me e vështirë ku afër tyre ndeshesh me kosha mbeturinash.

Era e pakëndshme e kazanëve me mbeturina shqetësojnë dhe shitësit.

?Në fakt është shqetësuese sidomos tani gjatë verës sepse grumbullohen mbeturinat, mizat, infeksionet. Duke qenë se kemi dyqanin afër, sigurisht që është shqetësuese. Në bazë të metrave duhet të ishte më larg sesa kaq.?

Qytetarët të cilët u duhet të nuhasin erën e pakëndshme kërkojnë marrjen e masave ndërsa thonë se koshat janë problem.

??Kudo të shkosh koshat janë problem. Nuk duhet të jenë në afërsi të tregjeve. Ndihet era po duhet me pa një vend të përshtatshëm që mos të jenë afër tregjeve. Plehrat janë gjithandej shumë keq. Duhet të jenë me kapak. Erë të rëndë shumë kanë. Është rrugë ku kalojnë të gjithë, edhe ndihet era.?

Kjo situatë ku rrezikohet jeta e qytetarëve prej kohësh është shqetësuese ndërsa deri më tani ende nuk është marrë asnjë masë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/tregti-prane-koshave-te-plehrave-tregjet-ne-tirane-pa-kushte-higjeno-sanitare/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Trending Videos - 29 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 29, 2024