Lezhe, plazhi i Shëngjinit afron pushues nga Kosova dhe të huaj

By : Report TV

Published On: 2015-08-21

5 Views

01:49

Lezhë - Dielli, rëra kurative, si dhe infrastruktura e përmirësuar kanë populluar plazhin e Shëngjinit në këtë fillim të sezonit turistik, duke tërhequr jo vetëm qytetarët lezhjanë, por edhe pushues nga Kosova dhe ato të huaj.

Ajo çfarë të ofron plazhi i Shëngjinit është një mundësi e mirë për pushuesit, të cilët deklarojnë se nuk do t'i ndahen kësaj zone turistike.

"Është hera e tetë që vij këtë vit. Kur kam ardhur për herë të parë para tetë vitesh. Kanë qenë dy apo tre pallate kështu që tani është mrekulli. Përderisa të kem mundësi financiare do ta frekuentoj", tha një pushues.

"Kjo është hera e dytë që vij. Kam ardhur para 5-6 vitesh, por tani është një ndryshim jashtëzakonisht i madh", u shpreh një tjetër turist.

Kreu i komunës, Salvador Kacaj thotë se me ndërtimin e shëtitores, ky plazh ka një pamje tjetër.

"Në Shëngjin ne sivjet presim që të dhjetëfishohet numri i turistëve në krahasim me vjet. Natyrisht dhe çmimet janë shumë konkurruese. I ftojmë të gjithë pushuesit të vijnë t'i provojnë, t'i shijojnë këto shërbime, këto çmime, sepse nuk kanë të krahasuar me asnjë plazh tjetër këtu në ballkan", tha kryetari i komunës Shëngjin, Kacaj.

Vija bregdetare prej 8 km në zonën e Shëngjinit mbetet mjaft e pëlqyer nga pushuesit dhe turistët e ndryshëm për shkak të cilësise së rërës dhe ujit,dhe kjo ka bërë që shërbimet të shtrihen përgjate te gjithe bregdetit, ndërsa një gjë është e sigurtë për çdo kënd që do të vizitojë Shëngjinin këtë vereë për tu rikthyer sërisht vitin tjetër nuk do ta mendojë dy herë.

Trending Videos - 15 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 15, 2024