Kush e mban “peng” Marsela Cakon në Iatli?/”Pa Gjurmë” mëson emrin e ri të 41-vjecares

By : Report TV

Published On: 2020-12-24

4 Views

05:51

Pershendetje stafi ? Pa Gjurme?
Po ndiqja ne kanalin tuaj ne youtube emsionin per vajzen nga Fieri, Marsela Cako.
Une prej vitesh banoj ne Milano te Italise dhe e njohe mire kte vajze nga Fieri. Marsela jeton ne komunen RHO te Milanos.
Ajo afersisht eshte tek mosha 40 deri 45 vjec dhe prej vitesh jeton ketu.
Marsela ne Itali njihet me emrin Maria dhe ka marre mbiemrin e bashkeshortit.
Bashkeshorti eshte shtetas Italian dhe punon vertete ne polici, ai eshte marshall dhe quhet Carlo.
Kane vite bashke martese, kane edhe dy femije.
Ka vajzen e madhe diku 16 vjec dhe djalin 10 vjec. Vete Marsela punon ne kuesture si civile dhe nuk ka raport te mire me shqiptaret. Madje, ambasada jone ka informacione dhe punonjesit e njohin mire Marsela Cakon, e cila ka dhe 6 vite qe ka marre nenshtetesine e ketij vendi.
Ndaj njoftojeni nenen qe vajzen e ka shendosh e mire dhe ka familjen e saj, por besoj qe nuk do vet Marsela te lidhet ne telefon.
Ju lutem kete informacion qe ju dhashe eshte I sigurte, vetem emrin tim mos e beni publike se nuk dua te kem probleme me bashkeshortin apo familjen e saj.
Ju falenderoj shume dhe uroj qe nje dite nena te bashkohet me te bijen.

Ju pershendes

Milano, Itali

Trending Videos - 28 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 28, 2024