Përplasen katër mjete në rrugën eArbrit, një humb jetën, 6 të plagosur

By : Report TV

Published On: 2015-08-21

1 Views

01:34

BULQIZE- Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur "Qafa e Buallit", në afërsi të Bulqizës. Në aksident janë përfshirë katër automjete dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë edhe 6 persona të tjerë.

Të aksidentuarit fillimisht janë dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas 3 prej tyre të plagosur më rëndë janë dërguar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar në Spitalin "Ushtarak".

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip fuoristradë të përfshirë në aksident Gani Keta, shef i Kuardit në Drejtorinë Arsimore të Bulqizës.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e lëvizjës së automjeteve.

Ndërkaq, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Trending Videos - 28 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 28, 2024