Shkodër, makina bie në Bunë vdes 19 vjeçari, shpëton shoferi

By : Report TV

Published On: 2015-08-21

3 Views

01:26

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur në aksin Shkoder- Zues. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ku njëri prej tyre ka përfunduar në lumin e Bunës.

Çdo gjë ka ndodhur rreth orës 13- 00 kur automjeti tip BMW me targa SH4160D që drejtohej nga 54 vjecari Simon Mjeda është përlasur me automjetin tip BENZ me drejtues Edmond Kosterja, për pasojë ka humbur jetën 19- vjecari Shuajp Gradeci dhe ka mbetur i plagosur 54 vjecari Mjeda.

Automjeti tip BMW pas përplasjes ka përfunduar në ujrat e lumit Buna ndërsa drejtuesi i mjetit Simon Mjeda ka arritur të dalë me not nga uji, 19 vjecari e ka patur të pamundur për shkak të plagëve të marra. Është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë të cilët kanë sjellë pranë vendit të ngjarjes një vinc i cili më pas ka bërë të mundur nxjerrjen e automjetit dhe sëbashku me të edhe të trupit të pajetë të 19 vjecarit.

Trending Videos - 25 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 25, 2024