Autoritetet e reja të Ukrainës dhe perëndimorët i kanë hapur front rusëve

By : alsatmtv

Published On: 2015-08-21

1 Views

01:07

Ndërhyrja kërcënuese ushtarake nga Rusia ka mobilizuar autoritetet e përkohshme në Kiev. Presidenti i përkohshëm Turçinov përsëriti se sistemimi i trupave ruse është agresion. Ai theksoi se Ukraina do t'i mbrojë qytetarët dhe integritetin e shtetit.

"Ukraina do t'i mbrojë qytetarët e vetë, pavarësisht se në cilin rajon gjenden dhe çfarë gjuhe flasin. Urdhërova që trupat e Ukrainës të vihen në gatishmëri të plotë luftarake", deklaroi Oleksandar Turçinov, president i përkohshëm i Ukrainës.

"Për momentin, forcat e armatosura të Ukrainës janë të përgatitura për aksion. Morali në mesin e oficerëve dhe personelit ushtarak është i lartë", u shpreh Ihor Tenijuk, ministër i Mbrojtjes së Ukrainës.

Njëkohësisht, Kievi zyrtar kërkoi vëzhgues ndërkombëtarë në vend, duke iu drejtuar edhe NATO-s për ndihmë. Selia e NATO-s u përgjigj me thirrjen për mbledhje të jashtëzakonshme, madje i bëri thirrje Rusisë t'i japë fund operacioneve ushtarake në Krime.

"Aktivitetet e Rusisë shkelin parimet e Kartës së OKB-së dhe rrezikojnë paqen në Evropë. Rusia duhet t'i japë fund aktiviteteve ushtarake dhe kërcënimeve. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të bëjnë çmos në kapërcimin e kësaj situate të rrezikshme", tha Anders Fog Rasmusen, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Ukraina ndërkohë vazhdon të mbetet në tension. Mbrëmë gjatë përleshjeve në qytetin lindor Harkov, midis simpatizantëve pro rusë dhe mbështetësve të qeverisë së re të Ukrainës, u lënduan qindra njerëz. Mediat raportojnë se përfaqësuesit ushtarakë rusë mbrëmë plaçkitën armët nga Qendra për Trajnim ushtarako-detar në Sevastopol, dhe iu bënë thirrje ushtarëve ukrainas të kalojinë në anën e autoriteteve të reja në Krime. Ndërkaq, mediat amerikane, transmetojnë se sot kolona ushtarake e disa kamionëve dhe autoblindave u nisë nga baza e Flotës ruse e Detit të Zi në Sevastopol, drejt kryeqytetit të Krimesë, Simferopol. Petar Bllazhevski

Trending Videos - 2 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 2, 2024