Përleshje të reja në qytetet e Ukrainës Lindore

By : alsatmtv

Published On: 2015-08-22

3 Views

01:25

Nga përleshjet në qytetin ukrainas Lugansk, një mbështetës federalizimi të Ukrainës është vrarë ndërsa dy tjerë janë lënduar. Të shtëna ka pasur në tre rajone në Lugansk pasi banorët lokal janë përpjekur të bllokojnë komisariatin ushtarak dhe disa njësi ushtarake. Në Konstandinovka, në krahinën e Donjeckit, ushtarët janë sjellë me helikopterë, por pas aterrimit ata janë sulmuar nga aktivistët pro-rusë. Ka viktima, por për momentin nuk dihet numri i tyre i saktë. Në Kramatorsk dëshmitarët informojnë për hyrjen e tankeve në qytet.
Informata për përleshje vijnë edhe nga qyteti Gjuzhkovka. Në Mariupol, ku aktivistët rusë, prej 20 ditësh kontrollojnë objektet e pushtetit lokal, është bllokuar qendra e qytetit. Për të rimarrë kontrollin, drejt këtij qyteti është nisur ushtria ukrainase. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen konsideron se Rusia do të bëjë gabim historik nëse vazhdon ta destabilizojë Ukrainën.

Ai paralajmëroi se mund të vendosen sanksione të ashpra kundër ekonomisë ruse, por nuk theksoi se NATO është duke menduar edhe për ndonjë ndërhyrje të mundshme ushtarake. Njëkohësisht, Duma ruse deklaroi se autoritetet në Kiev po kryejnë krime lufte dhe se duhet të përgjigjen para gjykatës ushtarake. Sipas Moskës, autoritetet në Kiev nuk janë legjitime dhe urdhërojnë shfarosjen e popullit të vet. Ivan Bllazhevski

Trending Videos - 19 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 19, 2024