A1 Report - Shkup, trazira pas vrasjes se nje te riu maqedonas nga shqiptari

By : Report TV

Published On: 2015-08-22

3 Views

01:13

SHKUP- Vrasja e një 19 vjeçari maqedonas nga një shqiptar i Maqdonisë ka shkaktuar tensione e trazira të shumta në Shkup deri në orët e para të mëngjesit. Sipas mediave maqedonase, turma të rinjsh maqedonas janë grumbulluar dhe kanë shkatërruar duke u vënë zjarrin lokaleve e pronave të shqiptarëve, ndërsa raportohet edhe një grua e plagosur në kokë nga sulmet.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të tyre Sasho Mijallkov të cilët janë përballur me sulmet me gurë dhe lëndë të forta nga ana e turmës së protestuesve, madje në pranga mësohet se ka rënë edhe një protestues i cili u kap në flagrancë duke thyer xhamat e një lokali. Ndërkaq Mijallkov është munduar të qetësojë turmën duke zhvilluar edhe një bisedë me protestuesit por pa arritur dot t'i qetësojë.

Protestat dhe zjarrvëniet që kanë përfshirë Shkupin deri në orët e para të mëngjesit, vijnë si rezultat i vrasjes me thikë të një të riu maqedonas nga një shqiptar. Mediat maqedonase bëjnë me dije se shqiptari Naser E. ka qëlluar me thikë 19 vjeçarin maqedonas Angel P. në lagjen Gjorçe Petrov, në Shkup. Shkak për këtë krim mësohet të jetë bërë vjedhja e biçikletës nga ana e shqiptarit në oborrin e shtëpisë së 19 vjeçarit maqedonas.

Ky i fundit i shoqëruar nga babai i tij me një makinë janë vënë në ndjekje të grabitësve. Sipas mediave maqedonase sapo Angel P. ka mbërritur tek grabitësit është goditur me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda në zemër. Sipas policisë autori i vrasjes është Naser.E, i cili edhe e ka pranuar autorësinë e vrasjes.

Menjëherë pas kësaj ngjarje Nëpër rrugë kanë filluar protesta ku turma të rinjsh janë grumbulluar duke shkatërruar shumë lokale dhe prona të qytetarëve shqiptarë si dhe u kanë vënë zjarrin shumë kontenjerëve gjatë marshimit të tyre në mënyrë të dhunshme deri tek "Porta Vllae" në Shkup.

Forca të shumta policië vijojnë të qëndrojnë në vendngjarje deri në qetësimin e plotë të situatës. Po kështu janë ndaluar dhe hyrjet në këtë zonë, me qëllim përshkallëzimin e situatës.

Trending Videos - 22 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 22, 2024