A1 Report - Berat, vidhnin varrezat, bien ne prangat e policise 2 persona

By : Report TV

Published On: 2015-08-22

4 Views

00:27

BERAT - Veç faktit se varrezat publike po përballen me mungesën e hapësirave për hapjen e varreve të reja, kohët e fundit është shfaqur dhe një tjetër dukuri, ajo e vjedhjes së pajisjeve të bronzëta nëpër varre.

Dy persona kanë rënë në pranga të policisë në qytetin e Beratit, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në disa varre, duke i dëmtuar ato.

Të arrestuarit janë Fation Ramazani,24 vjeç, Anest Gjolena, 34 vjeç, të dy nga Elbasani dhe të dënuar më herët për vjedhje.

Ndërkaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

Trending Videos - 2 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 2, 2024