A1 Report - Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri me gjimnazistet e "Petro Ninit"

By : Report TV

Published On: 2015-08-22

0 Views

01:15

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, e ka nisur nga gjimnazistët e Petro Ninit fushatën sensibilizuese për bashkëpunimin e policisë me komunitetin. Tematikë e bisedës ishte problematika që shqetëson brezin e të rinjve.
"Nuk mjafton të lësh një punonjës policie te dera për të luftuar ata që shpërndajnë drogë. As mjafton që të organizosh shërbimet e Policsë Kriminale me informacione, në rast se ju vetë nuk bëheni të parët që parandaloni, ose ndërtoni instrumenta të sigurisë tuaj, për t'i dalë përpara këtij fenomeni që në mos sot, nesër do të na ndikojë të gjithëve",

Gjithashtu gjatë aktivitetit, u prezantua një video klip, ku mesazhi është përcjellë nëpërmjet muzikës. Personazhe të njohur të shoqërisë nga fusha dhe mosha të ndryshme, si dhe punonjëse policie, kanë synuar të thyejnë tabunë që punonjësi i policisë shikohet si një person që vetëm ndëshkon dhe detyron; në të vërtete ai nuk është aspak ndryshe nga të gjithë të tjerët.

Në kuadër të Policimit në Komunitet, filozofi kjo e përqafuar nga Policia e Shtetit në ligjin e saj por edhe në Strategjinë e saj, Forumi i Gruas ka realizuar projektin "Së Bashku", i cili është mbështetur dhe financuar nga ADC (Austrian Development Cooperation) nëpërmjet Zyrës Koordinuese për Bashkëpunimin Teknik, në Ambasadën Austriake në Tiranë.

Trending Videos - 28 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 28, 2024