Ersekë, e shndërruar në një magazinë mollësh....i thonë shkollë!

By : Report TV

Published On: 2015-10-06

3 Views

01:55

Shkolla fillore e lënë pas dore nga zyra arsimore në Ersekë përdoret edhe si magazinë mollësh. Nxënësit në alarm: Po rrezikohemi çdo ditë nga infeksionet.

...
Kur shikoni këto pamje me siguri mendoni se kemi të bëjmë më një magazinë mollësh, por gaboheni pasi kjo është një shkollë fillore në fshatit Qinam të rrethit të Konjolës.

Godina e cila për drejtuesit e arsimit në këtë rreth quhet ende shkollë dhe në të mësojnë rreth 20 nxënës prej vitesh nuk njeh asnjë investim. Veç kësaj banorë të fshatit e përdorin edhe si magazinë për ruajtjen e mollëve.

Zhvillimi i mësimit në këto kushte është thuajse i pamundur.

Ky objekt prej vitesh është harruar nga drejtoria e arsimore në këtë rreth. Suvaja ka rënë në disa pjesë të objektit, bankat janë të shkatërruara, ndërsa çdo gjë brenda saj është në kufijtë e anormalitetit.

Ambientet brenda saj janë të shkatërruara dhe jashtë funksionit ndërsa tualetet e shkollës janë një histori me vete.

Situata alarmante është sinjalizuar nga vet nxënësit, të cilët shprehen të frikësuar dhe të kërcënuar nga infeksioni, ndërsa pohojnë se detyrohen të shkojnë në shtëpitë e tyre për nevojat personale.

Pritet që zyra arsimore ne këtë rreth të ndërhyjë për rikonstruksionin e këtij objekti.

Trending Videos - 22 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 22, 2024