Protesta e PD kundër Metës - News, Lajme - Vizion Plus

By : VizionPlusAlbania

Published On: 2015-11-28

4 Views

02:49

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse per demokratet rëndësia e protestës qëndronte tek pjesëmarrja dhe profili paqësor i saj; tubimi opozitar kundër kryetarit te kuvendit Ilir Meta kete qellim e arriti.Demokratet u kujdesen për çdo detaj qe protesta te mos kishte asnje incident e përkrah policeve femra te vendosura per te ruajtur godinën e kryeministrisë; opozita vuri kordonin e saj te sigurisë me te rinj te FRPD.Por kjo proteste e demokrateve kishte disa risi; dy figurat kyçe te PD Basha e Berisha nuk erdhën ne tubim se bashku. Kryetari Lulzim Basha iu bashkua protestuesve vetëm pranë hotel ?Dajtit? e u takua me ish-kryeministrin Sali Berisha me vone ne zonën pranë ?Piramidës? per te shkuar se bashku drejt kryeministrisë një rrugëtim qe u shoqërua edhe me nje incident te vogël.Si asnjëherë më parë, qe prej ditës qe Basha u be kryetar i PD; ne tribunën e protestës u ngjiten edhe dy drejtuesit kryesore te PD, Ristani e Paloka.Ne tribune e ngritur mes zyrës se kryeministrit Rama dhe zyrës se kryetarit te kuvendit; lideri i opozitës Basha kërkoi largimin e Metes per t?i hapur rruge hetimit per akuzat qe rendojnë mbi te si porositës i vrasjes se dy deputeteve.?I kërkojmë sot Ilir Metës me një zë; ik jep dorëheqjen. Jep dorëheqjen dhe përballu me akuzat si porositës i vrasjes së dy deputetëve.I kërkojmë me një zë Edi Ramës të ndalë menjëherë trysninë brutale ndaj organit të akuzës, të mos bëjë më asnjë sekond kryeprokurorin dhe kryegjyqtarin për krimin makabër të denoncuar nga deputeti i tij më i afërt i ortakërive të ngushta politike, të japë llogari para drejtësisë dhe opinonit publik dhe të çojë ministrin e tij të Brendshëm për ndjekje penale, për mbajtjen fshehtë për gjashtë muaj të këtij denoncimi të paprecedent monstruoz.?Por protesta e opozitës nuk ishte vetëm kundër kryetarit te kuvendit; por edhe kundër nivelit ku sipas PD është katandisur situata e rendit dhe e sigurisë me krimin qe për Bashën, ka kapur nivelet me te larta te shtetit.?Nga ky bashkim i shqiptarëve në këtë Bulevard i mbushur si asnjëherë më parë dhe në emër të mijëra të tjerëve që nuk gjenden sot këtu por ndajnë me ne të njëjtën brengë e kanë të njëjtat ëndrra për Shqipërinë Europiane, i themi shkelësve të ligjit, të akuzuarve për vrasje e bashkëpunim në këto mynxyra, sido që ta kenë emrin, Ilir, Edi, Emiliano, Hakmarrje për Drejtësi, apo Saimir, ne jemi këtu, shumica e patrembur e shqiptarëve, përballë do të na keni, derisa ta çlirojmë vendin nga krimi, derisa drejtësia të bëhet.?Lideri i opozitës tha se Shqipëria ka nevoje per një oferte te re.?Dhe unë ju jap fjalën se Shqipëria do ta ketë këtë ofertën e re.Ne nuk ndalemi derisa të ketë ligj e drejtësi.Nuk ndalemi derisa krimi të mposhtet. Nuk ndalemi derisa më të mirët e bijve dhe bijave tona të marrin drejtimin e vendit. Nuk ndalemi derisa qytetarët të kontrollojnë qeverinë dhe jo qeveria qytetarët.Nuk ndalemi derisa të shporrim të keqen.Nuk ndalemi derisa Edi...

Trending Videos - 12 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 12, 2024